Nikolliq: Serbia ndërmjetësuese ideale mes BE-së dhe Rusisë

Serbia, si kryesuese e OSBE-së është ndërmjetësuese ideale mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Rusisë, dhe një mundësi e mirë për pajtim të këtyre dy forcave politike, ka deklaruar Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Lajme

10/06/2015 13:55

Nëse ata vërtetë dëshirojnë të pajtohen, atëherë Serbia është ndërmjetësuese ideale duke marrë parasysh se edhe është kryesuese e OSBE-së. Pas nesh nuk besojë se do të vijë ndonjë shtet që dëshiron të jetë pjesë e BE-së, por që ka raporte të mira me Rusinë, ka shtuar Nikoliq, duke u përgjigjur pyetjeve gjatë një konference për media me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Ai theksoi se “Serbia kurrë nuk ka shfaqur forcë, por fuqi në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi që këtë parim e ka pasur edhe kur ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, dhe me krenari e mban edhe sot”.

“Parimi është e drejtë ndërkombëtare. Dhe si e tillë Serbia është gjithmonë e gatshme të jetë ndërmjetësuese neutrale, nëse ekzistojnë palë që kanë vullnet të pajtohen”, ka shtuar Nikoliq.