Nikoliqi i shkruan letër Mbretëreshës Elizabet, shkak Srebrenica

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka kërkuar nga Mbretëresha britanike që ta tërheqë Rezolutën për Srebrenicën nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Lajme

06/07/2015 23:56

Letrën që e ka siguruar “Blic”, Nikoliq më 2 korrik në versionin cirilik i ka dërguar letër Mbretëreshës Elizabet ku e lut atë që qeveria e saj të tërheqë Rezolutën për Srebrenicën, transmeton Indeksonline.

Kjo letër në Londër ka shkaktuar skandal të vërtetë diplomatik pasi që Mbretëreshës britanike, që secili president do të duhej ta dijë, i është e ndaluar çfarëdo ndikimi në Qeverinë britanike.

Në rast se Mbretëresha në cilido rast mund të dëgjojë Nikoliqin ajo do të duhet të heqë dorë.

Edhe vet Nikoliq në fillim të letrës e cilëson sjelljen e tij si jodiplomatike.

“Madhëria juaj, ju drejtohem Juve personalisht i vetëdijshëm me faktin se kjo letër mund të vlerësohet si jodiplomatike, por duhet të bëjë në mënyrë që mos të bëjmë gabim dhe rajonin e Ballkanit ta kthejmë në kohët e vështira të përleshjeve, të cilat do të donim të gjithë që t’i harrojmë”, shkruam Nikoliq.

Ai më pas kalon në thelb: Me këtë letër dua të ju lus Juve që ta përdorini autoritetin tuaj dhe t’i thoni Qeverisë tuaj për kompleksivitetin e çështjes që po përmendi. Draf-Rezolutën e shoh si mundësi që të cenojë stabilitetin e rajonit, i cili është krijuar me mund dhe përpjekje të madhe të të gjithë neve.

Britania e Madhe është duke e përgatitur një Rezolutë në prag të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës me të cilën konstatohet që serbët kryen gjenocid ndaj boshnjakëve në vitin 1995. Kjo Rezolutë ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi, siç po shihet edhe nga letra e Nikoliqit. /Indeksonline/