Nikoliqi: Beogradi i përkushtuar në dialog, Prishtina po e bën të pamundur

Bisedimet me Kosovën janë duke u zhvilluar në kushte pothuajse të pamundura, ka thënë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Lajme

17/02/2017 17:39

 

Ai sot gjatë takimit që pati me kancelarin austriak Christian Kern, ka thënë Beogradi është duke i përmbushur të gjitha kërkesat që po i kërkohen, por Prishtina po lejohet që të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, shkruan B92, transmeton lajmi.net.

Nikoliq tha, se “ne presim dhe shpresojmë për kushte të barabarta dhe të drejta në bisedimet e ardhshme me Prishtinën.” /Lajmi.net/