Nikoliq nesër në Kosovë
Tomislav Nikoliq ka paralajmëruar se do ta vizitojë nesër Kosovën, ku do të merr pjesë në manifestimin e Vidovdanit. Policia e Kosovës ka pranuar kërkesën për vizitë nga presidenca serbe.
Lajme
Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të qëndrojë nesër në Kosovë në shënimin e festës serbe të Vidovdanit.
Nikoliq, të shtunën në orën 12:00 do të merr pjesë në manifestimin e kryesor të kësaj feste, në Gazimestan, njofton Beta.
Më pas, në orën 13:00, ai do të jetë prezent në inaugurimin e shtatores së Millosh Obiliqit në Graçanicë, ku do të ketë takime edhe përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës kanë njoftuar se presidenca e Serbisë ka bërë kërkesë
vizitën e nesërme të Nikoliqit, por se ende nuk i është dhënë një përgjigje.