Nikoliq: Nëse njohim Kosovën na ndjekë mallkimi i vajit të fëmijëve

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, thotë se, nuk mund ta njohin pavaërsinë e Kosovës, pasi kjo sipas tij do të ishte mallkim për ata.

Lajme

28/12/2014 21:45

Nikoliq në një intervistë të fundvitit për mediat serbe, ka thënë se nëse Serbia njeh pavaërsinë e Kosovës, atëhrë do t’i ndiqte mallkimi. 
 
“Kosova është zemra e Serbisë. Po ta pranonim, do të na ndiqnin mallkimet e varreve të braktisura, kishave dhe vajit të fëmijëve”.
 
Ai tha se ka një plan për Kosovën, në të cilin po punon me Qeverinë e Serbisë.
 
“Do ta japim propozimin se çka është minimumi, që pranojmë si shtet, e njëjtë do të kërkojmë maksimumin që mund të fitojmë”, ka thënë ai , duke shtuar se kërkon të dihet se çka nënkupton BE me raportet e mira fqinjësore me Kosovën.
 
“Shqiptarët me neve e kanë ndërtuar të kaluarën. Hajde ta ndërtojmë të ardhmen e të mos e shkatërrojmë. Duam marrëveshje nga e cila askush nuk do të jetë tërësisht i kënaqur, por që do të jetë i pranueshëm për qytetarët dhe i zbatueshëm”, thotë ai.