Nikoliq: Kushtetuta është libër i shenjtë vetëm derisa vlen

Presidenti serb tha se ai i mbetet besnik Kushtetutës së tashme derisa ajo të mos ndryshojë. Ai të martën ia ka besuar mandatin për qeverinë e re Aleksandar Vuçiqit, kurse qeveria e re do të zgjidhet të dielën. 

Lajme

22/04/2014 18:24

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka deklaruar të martën që për të Kushtetuta me preambulën për Kosovën është libër i shenjtë dhe se nuk do ta shkelë atë derisa ai të vlejë, transmeton RTS.  

\”Kushtetuta është për mua libër i shenjtë derisa vlen, kurse pastaj vjen libri i ri i shenjtë, ndonjë kushtetutë e re që do të vlejë. Mua preambula më lidh plotësisht, dhe jo vetëm preambula por edhe dy nene të Kushtetutës. Nga unë mos prisni të shkel Kushtetutën, sidomos jo pjesën për Kosovën\”, tha Nikolic në konferencë për gazetarë, pas besimit të mandatit për formimin e qeverisë së re Aeksandar Vucicit.

Ky i fundit iu tha gazetarëve se qeveria e re do të ketë 16 ministri dhe 17-18 ministra, ku do të ketë edhe persona jopartiakë. Sipas tij, fakti se figurat jopolitike do të udhëheqin shumë resorë në qeverinë e tij nuk e konsideron dobësi, duke shtuar në fund që qeveria e re do të zgjidhet të dielën deri në mbrëmje.