Nikoliq kishe po punon, propozon platformën për Kosovën

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se pret që platforma për Kosovën do të miratohet kur kryeministri Aleksandar Vuçiq të kthehet nga bisedimet e Brukselit.

Lajme

04/02/2015 18:46

“Unë një plan e kam përgatitur, por nuk kemi biseduar që plotësisht të hyjmë në procedurë që nënkupton përfundimin, natyrisht, që në pajtim të plotë të neve dyve, propozimi i Qeverisë t’i dërgohet për miratim Kuvendit përmes një rezolute”, ka thënë Nikoliq për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnjik”, transmeton Indeksonline.

Ai ka shfaqur bindjen se autoritetet në Serbi, në rast se “shkojnë më larg se marrëveshja e Brukselit”, në mënyrë të heshtur do të jenë pjesëmarrës në forcimin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se me Vuçiqin tashmë ka biseduar për “zgjidhja afatgjatë dhe të qëndrueshme për Kosovën”.

“Unë mendoj se nuk do të ketë shumë pajtueshmëri në Perëndim rreth platformës sime, pasi që ajo nuk parasheh pavarësim të Kosovës, kurse ata asgjë tjetër nuk i kënaq përveç pavarësisë, mirëpo për mua është shumë më e rëndësishme që të jemi të bashkuar, të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Që ta kemi pajtimin dhe miratimin e Kuvendit rreth asaj se si të sillemi dhe sa larg mund të shkojmë”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Një platformë e tillë duket se parasheh një “zgjidhje” sipas modelit të Tirolit Jugor.