Nikoliq: Institucionet evropiane po sulmojnë hapur Serbinë për të njohur Kosovën

Presidenti serb Tomislav Nikoliq, tha sot se disa institucione evropiane janë duke kryer "sulm të hapur" ndaj Serbisë.

Lajme

18/11/2016 22:18

Sipas tij, krejt këto sulme po vijë pasi ato (shtetet evropiane) po vazhdojnë presionin e vazhdueshëm ndaj Serbisë për të pranuar Kosovën si shtet.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve e hapura që vijnë nga institucionet evropiane për Kosovën, për të na bërë që ta pranojmë këtë shtet”, ka thënë Nikoliq.

Ndërsa, i pyetur se çfarë problemi kishte dje me shefen e EULEX-it, Alexander Papadopulu, Nikoliq ka thënë se ajo nuk dëshironte që asnjë nga fjala e saja të takimit të përfshiheshin në njoftim, ndërsa ai insistonte se mediat dhe populli serb duhet të jenë të informuar për atë se çfarë u bisedua.

“Ajo tha se çka ajo tha nga pikëpamja e evropianizimit nuk duhet të publikohet në media. Kështu që unë nuk e kuptoj pse ajo vendosi embargo në deklaratë”, tha Nikoliq.

Ai shtoi se biseda e tyre ishte e hapur dhe ai i bëri të gjitha vërejtjet që ka, Nikoliq gjithashtu deklaroi se EULEX nuk e mbikëqyr veriun e Kosovës, vetëm burgjet dhe qendrave e paraburgimit. /Lajmi.net/