Nikoliq e quan Ramën të papërgjegjshëm, refuzon të takohet me të

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me anë të një deklarate për shtyp të shpërndarë nga Zyra e tij e Shtypit, e ka quajtur kryeministrin shqiptar Edi Rama një politikan të papërgjegjshëm.

Lajme

10/11/2014 22:38

Ai ka thënë se për shkak të “provokimit” që bëri Rama në konferencën për media, ka refuzuar që të takohet me të.

“Provokimi i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Serbi ishte një sjellje e pritshme dhe kjo ishte arsyeja kryesore për Presidentin e Republikës Tomisllav Nikoliq që refuzoi të takohet me të. Serbia prej disa vitesh tashmë është duke u përpjekur që Ballkani të bëhet një rajon i sigurt dhe i begatë në Evropë, por me politikanë të papërgjegjshëm si Edi Rama është e qartë se kjo do të jetë një punë e vështirë plot sfida”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës së Serbisë.

Në fund të reagimit, në njoftim thuhet se, “do të jetë e vështirë për Shqipërinë që të bashkohet me familjen e shteteve moderne evropiane, për aq kohë sa nuk do të heqë dorë nga ëndrrat për Shqipërinë e Madhe”.

Edhe pse kishte njoftuar se nuk të do ishte i pranishëm në Beograd, më herët gjatë ditës presidenti Nikoliq ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka ritheksuar qëndrimin e Serbisë për të qenë faktor stabiliteti në rajon, transmeton Koha.net.