Nikoliq: Dëshira për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, po e kthen Ballkanin mbrapa

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar sot se rajoni i Bllkanit po kthehet disa vite mbrapa, si shkak i dëshirës së Kosovës dhe Serbisë për të krijuar një shtet të përbashkët.

Lajme

15/05/2015 17:07

Nikoliq në takim me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, i cili po qëndron sot për vizitë në Beograd, ka thënë se për Serbinë, ndihma që Rusia vazhdimisht ia jep në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është e rëndësishme, kur është fjala për Kosovën.

“Qëndrimi juaj në KS të OKB-së është plotësisht i qartë dhe të falënderohemi për këtë”, ka thënë Nikoliq transmeton lajmi.net.

“Balkan pas disa viteve, në kohën kur Serbia mundohej të jetë oazë e paqes, po kthehet vite mbrapa, dhe krejt kjo po ndodhë për shkak të ashtuquajturit, shtetit të Kosovës dhe dëshirës së tyrë për t’u bashkuar me Shqipërinë dhe të krijohet ‘Shqipëria e Madhe’, që do të ndryshohet kufijtë në katër anët”, ka thënë Nikoliq.

Lavrov, nga ana tjetër, ka thënë se Rusia është brengosur për, siç i ka quajtur, aktet terroriste në Ballkan.

Ai ka shtuar se Serbia dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë për të parandaluar ndryshime të reja të kufijve.