Nikoliq dekoron Castro-n për mosnjohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka dekoruar ish kryetarin e Kubës diktatoriale, Fidel Castro-n me urdhrin e Republikës.

Lajme

13/05/2015 12:39

Këtë dekoratë, Nikoliq ia ka dedikuar Castro-s, për siç e ka vlerësuar, kontributin e këtij të fundit, duke mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i Komisionit për ndarjen e dekoratave dhe këshilltari i Nikoliqit, Tomisllav Antiq, ka thënë për gazetën “Novosti”se propozimi ka ardhur personalisht nga presidenti.

“Castro nderohet me këtë mirënjohje për shkak të raporteve të mira shumëvjeçare mes dy vendeve tona, por edhe për shkak të qëndrimit parimor të Havanës që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, thuhet mes tjerash në motivacionin e ndarjes së dekoratës.

Nikoliq të hënën që vjen, shkon për vizitë në Kubë dhe me gjasë do të provojë t’ia dorëzojë dekoratën personalisht Castros.