Nikolic flet në emër të Papës, thotë se Vatikani nuk e njeh Kosovën

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic ka takuar të premten Kreun e Kishës Katolike Papa Françeskun në Vatikan.

Lajme

12/09/2015 16:16

Nikolic pas takimit ka theksuar se Vatikani nuk do ta njohë “aktin e njëanshëm të Prishtinës”. Por, në një njoftim të Zyrës për Media të Selisë së Shenjtë që flet për këtë takim, Kosova nuk përmendet fare.

Sipas një njoftimi për media, të Zyrës së Papës, të cilën e përcjell Radio Vatikani, Kreu i Kishës Katolike dhe Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic kanë folur për çështjet me interes të përbashkët, refugjatët dhe tema tjera.

Por, aty nuk përmendet fare Kosova. Si do që të jetë, Nikolic u ka thënë medieve se Vatikani nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.