Niko Kovaç me rregulla strikte për lojtarët e Bayernit

Trajner i ri, rregulla të reja.

Sport

15/08/2018 15:16

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovaç, ka thënë se lojtarëve nuk u lejohet të përdorin telefonat e tyre celularë jashtë dhomës së zhveshjës.

“Përdorimi i telefonave celularë në dhomën e zhveshjes është në rregull, por përndryshe është e ndaluar. Nëse ne drekojmë së bashku, normalisht duhet të bisedojmë me njëri-tjetrin dhe të mos luajnë me telefon”, është shprehur trajneri kroat.

Kovaç duket se ka filluar të sjellë disiplinë të madhe në kampionin në fuqi të Gjermanisë.