Nike udhëton në të ardhmen me atletet që lidhen vetë

Filmi “Back to the Future-Part II” ka bërë disa parashikime të çuditshme se çfarë do të na sjellë viti 2015, duke na treguar për makina fluturuese dhe shpikje tjera. Tinker Hatfield, dizajner këpucësh në Nike, ka synim t’i kthejë disa prej fantazive në realitet, duke thënë se atletet vetë-lidhëse të personazhit Marty McFly, mund të…

Auto & Tek

20/02/2014 16:45

Filmi “Back to the Future-Part II” ka bërë disa parashikime të çuditshme se çfarë do të na sjellë viti 2015, duke na treguar për makina fluturuese dhe shpikje tjera.

Tinker Hatfield, dizajner këpucësh në Nike, ka synim t’i kthejë disa prej fantazive në realitet, duke thënë se atletet vetë-lidhëse të personazhit Marty McFly, mund të jenë të mundshme.

Gjatë një evenimenti që u mbajt në New Orelans, për përgatitje të lojës NBA-All Star, një i pranishëm pyeti z.Hatfield për atletet e së ardhmes.

Hatfield u përgjigj: “A do të mund t’i shohim ato në vitin 2015? Unë mendoj se Po!”

Kjo nuk është hera e parë që Nike tenton t’i kthejë në realitet këto atlete të famshme.

Në vitin 2011, kompania zbuloi produktin e ri Nike Mag Air. Nuk kishte lidhëse që lidheshin vetë, por atletet për nga dukja ishin shumë të ngjashme me ato që janë në film.

Nike i prodhoi vetëm 1.500 palë dhe i hodhi në ankand, dhe të hollat e grumbulluara u dhanë si donacion fondacionit të aktorit Michael J.Fox, i cili merret me kërkime mjekësore për sëmundjen e Parkinsonit.

Michael J.Fox është protagonisti i trilogjisë “Back to the Future”. Ai e braktisi karrierën në film për shkak të paraqitjes së kësaj sëmundjeje.