Nikaj “rehaton” ish-këshilltarët e Mimozës

Vetëm dy ditë para konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bernard Nikaj, ka rehatuar si shërbyes civilë, ish-këshilltarët politikë të ish-ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Lajme

18/07/2014 10:00

Behët fjalë për Teuta Lubotenin, Blerim Halabakun dhe Lulzim Gojanin. Këta tre kanë shërbyer si këshilltarë politikë të ish-ministres, por pas largimit të saj nga ky post pasardhësi i saj, ministri Nikaj, është kujdesur që t’u krijojë vende punë në Ministri si shërbyes civilë.

Ditë më parë gazeta “Zëri” ka raportuar se para më shumë se një muaji ishte shpallur një konkurs ku po kërkoheshin dy punëtorë për pozitën e “Zyrtar për Metorolgji për Rrjedhje, masë dhe presion”.

Duke ditur se kjo Ministri udhëhiqet nga Bernard Nikaj, i cili vjen nga radhët e AKR-së, edhe përzgjedhja nuk kishte se të ndodhte ndryshe.

Nga ky konkurs ishinpërzgjedhur për të punuar Teuta Luboteni, këshilltare e ministrit dhe Blerim Halabaku, i cili vjen nga radhët e AKR-së. (Zëri)