Nika: Me LDK-në Drenasi do të jetë më i sigurt

LDK e nisi e para edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për kryetar të Drenasit.

Lajme

28/11/2016 12:45

Në Shtëpinë e Kulturës po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, kandidati Bedri Nika tha se në këtë komunë po vjen një qeverisje siç i ka hije.

Sipas Nikës banorët duan alternativa të reja që u munguan qe  17 vjet për shkak të qeverisjes së keqe.

Kandidati i LDK-së Drenasit i duhet  ndryshim rrënjësor  e që me qeverisjen e kryeministrit Mustafa Drenasi do të bëhet më i sigurt.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se Qeveria e Kosovës do t’i ndihmojë kësaj komune në pikëpamje ekonomike dhe infrastrukturore.

Mustafa tha se beson në programin e kandidatit të tij dhe LDK do t’i jep mbështetje të vazhdueshme.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor ndërsa KQZ-ja ka vendosur vetëm pesë ditë fushatë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit pasi që ai është dënuar për krime lufte./KosovaPress/