‘Nihani’ dhe bashkëshorti i saj tregojnë të vërtetën rreth ndarjes

Ditë më parë ka qarkulluar një lajm kinse dy aktorët e njohur turk Neslihan Atagul dhe burri i saj Kadir Dogulu janë ndarë.

ShowBiz

05/03/2018 23:34

E sot dyshja  e kanë sqaruar një gjë të tillë duke treguae se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

”Ne jemi shumë mirë, lajmet janë të pavërteta. Kushdo qofshin ata që i përhapën këto informacione, më duhet të them se e kanë tepruar. Martesa jonë shkon më së mirë” kanë thënë ata për mediat turke, transmeton lajmi.net

Kujtojmë se Neslihan për publikun shqiptar u bë e njohur nga seriali ‘Kara Sevda’./Lajmi.net/

screenshot_11