Nigeria shkarkon 200 ushtarakë, nuk luftuan kundër Boko Haram

Ushtria e Nigerisë ka shkarkuar së paku 200 ushtarë, duke thënë se kanë qenë të dobët dhe kanë dështuar të luftojnë kundër militantëve të Boko Haramit.

Bota

27/05/2015 17:19

Një zyrtar ushtarak ka konfirmuar shkarkimet për BBC-në, por nuk ka dhënë numrin e saktë të të pushuarve nga puna.

Ushtria e Nigerisë është kritikuar gjerësisht kur grupi islamik Boko Haram ka pushtuar zona të pafundme në verilindje të vendit, vitin e kaluar.

Ushtria e Nigerisë, me mbështetje edhe të ushtrive nga Çadi, Kameruni dhe Nigeri, ka rikthyer shumicën e atyre zonave tani, por sulmet dhe dhuna sporadike vazhdojnë.

Rreth 1.5 milion njerëz janë zhvendosur dhe qindra të tjerë janë rrëmbyer prejse grupi militant ka nisur kryengritjen e dhunshme në vitin 2009.

Mbi 15,500 njerëz janë vrarë në luftime. (REL)