Nigeri, të paktën 30 të vdekur në sulmin vetëvrasës në një xhami

Të paktën 30 persona e kanë humbur jetën në sulmin vetëvrasës në një xhami në lindje të Nigerisë.

Bota

21/11/2017 11:07

Siç transmetojnë mediat nigeriane, sulmi vetëvrasës është kryer në xhami në krahinën lindore Adamawa, saktë në rajonin Mubi.

Zëdhënësi i policisë i kësaj krahine Osman Ebubekir tha se sulmi ndodhi në ora 5:20 sipas kohës lokale.

“Nga sulmi në Mubi kanë humbur jetën të paktën 30 persona. Sulmi është kryer pas faljes së namazit të sabahut, ndërsa e kreu një i ri i moshës rreth 17 vjeç”, tha Ebubekir, raporton Anadolu Agency.

Ndonëse ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, supozohet se prapa tij qëndron organizata terroriste Boko Haram.

Ka shqetësime se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit mund të rritet.