Nigeri, 21 të vrarë nga një shpërthim

Nga një shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin Abuxha, janë vrarë së paku 13 vetë, kanë thënë burime spitalore.

Bota

25/06/2014 22:45

Shpërthimi ka ndodhur të mërkurën në një qendër tregtare, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ndodhi në një makinë që ishte drejtuar kah qendra tregtare.

Forcat ushtarake kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas shpërthimit.

Për këtë shpërthim janë fajësuar ekstremistët e grupit militant islamik, Boko Haram.

Ky grup është dënuar në përmasa ndërkombëtare për rrëmbimin masiv të më se 200 vajzave nga një shkollë, në pjesën verilindore, gjatë muajit prill.

Në këtë muaj, po ashtu, Boko Haram e pati marrë përgjegjësinë për dy eksplodime të ndara në Abuxha, nga të cilat ishin vrarë 120 vetë, raporton BBC.