Niersbach pezullohet me një vit nga FIFA

Wolfgang Niersbach, ish-president i Federates Gjermane te Futbollit (DFB) dhe zv/president i komitetit organizativ te Boterorit 2006 ne Gjermani, eshte pezulluar te henen me nje vit nga te gjitha aktivitetet qe lidhen me futbollin nga FIFA, per implikimin e tij ne skandalin e korrupsionit lidhur me kete boteror.

Sport

25/07/2016 17:51

Niersbach, ndaj te cilit komiteti i etikes i FIFA-s ka dhene pezullim me dy vjet, eshte shpallur fajtor nga dhoma gjyqesore e etikes lidhur me caktimin e Boterorit -2006 ne Gjermani.

Me pezullimin e pare te tij, ai dha doreheqjen nga funksionet e tij te presidentit te federates gjermane ne nentor te 2015.

FIFa hapi me 22 mars te 2016 nje procedure ndaj Niersbach dhe Franz Beckenbauer, president i komitetit te kandidaturave e me pas te organizimit te Boterorit gjerman.