Nicole s’do të martohet me Hamilton

Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton e kanë kaluar lidhjen pesëvjeçare me rënie e ngritje, para se të ndaheshin përfundimisht në fillim të vitit 2013. Por, mediat britanike shkruajnë se ata ia kanë dhënë një mundësi tjetër njëri tjetrit dhe se kanë vendosur të provojnë t’i sistemojnë gjërat. Revista’E! News’ shkruan se piloti i Formula 1…

ShowBiz

08/12/2013 07:00

Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton e kanë kaluar lidhjen pesëvjeçare me rënie e ngritje, para se të ndaheshin përfundimisht në fillim të vitit 2013. Por, mediat britanike shkruajnë se ata ia kanë dhënë një mundësi tjetër njëri tjetrit dhe se kanë vendosur të provojnë t’i sistemojnë gjërat.

Revista’E! News’ shkruan se piloti i Formula 1 ka kërkuar nga këngëtarja që të martoheshin në gusht të këtij viti, në një tentim për ta rikthyer ish të dashurën, por duket se ajo e ka refuzuar këtë ide.

“Lewis ka kërkuar nga Nicole që të martohen në plazhin e Malibusë”, ka thënë një burim pranë magazinës. “Por, fatkeqësisht ajo i është përgjigjur me JO”, vazhdon ky burim.

Muajin e kaluar, çifti ishte parë së bashku në një hotel londinez, por më pas ata kishin thënë se kanë lidhur vetëm miqësi dhe se nuk e kanë ndërmend të bëhen bashkë.

Mirëpo, duket se piloti i Mercedesit nuk është dorëzuar dhe e ka ndërmend ta qojë në altar këngëtaren bukuroshe. “Ajo e ka lënë atë për shkak të distancës dhe për shkak të angazhimeve me punë. Çifti kishte probleme po ashtu, të cilat bënë që ata të ndaheshin. Ishin shumë çështje që e quan atë përfundim. Mirëpo, Lewis është i gatshëm t’i bëjë propozim sërish Nicoles”, shpjegoi ndër të tjera ky burim.