Nicole Scherzinger “tradhton” Kasamin me një tjetër sportist (FOTO)

Këngëtarja amerikane e ka harruar eksperiencën e shkurtër me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami.

Sport

20/04/2016 15:27

Nicole Scherzinger nuk po rri rehat. Këngëtarja amerikane e ka harruar eksperiencën e shkurtër me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami.

Ish-anëtarja e grupit “Pussycat Doll” është në lidhje dashurie me tenistin Grigor Dimitrov, por mund ta mbyll atë, pasi tenisti nuk është i gatshëm për fëmijë, e ajo e do një bebe, përcjell Zëri.

37 vjeçarja e ka nisur lidhjen serioze me bullgarin në nëntor, pasi ishte ndarë nga Lewis Hamilton. Dimitrov është 13 vjet më i ri se ajo, shkruan Zëri.

Vitin e kaluar, Nicole u pa duke u puthur me Pajtim Kasamin, me të cilin i kaloi disa net, derisa po i kalonte pushimet në Greqi. Me siguri, futbollisti i Olympiakosit nuk do të ndihet mirë kur ta shohë këtë fotografi.