Nicole Scherzinger ndahet për herë të katërt nga i dashuri!

Për herë të katërt çifti Scherzinger dhe Hamilton janë ndarë, ndërsa në media qarkullojnë zëra të ndryshëm referuar shkakut. Pas shtatë vitesh lidhje, dy personazhet e famshëm i kanë dhënë fund romancës së tyre aq shumë të përfolur

ShowBiz

05/02/2015 22:21

Këngëtarja 36-vjeçare Nicole Scherzinger prej kohësh jetonte në distancë me kampionin e Formula 1, 30-vjeçarin Lewis Hamilton. Një burim i tha MailOnline se ky ishte një vendim i përbashkët.

Duket se distanca i ka mbajtur ata larg njëri-tjetrit për një kohë të gjatë, e kjo ishte zgjidhja më e mirë. Burime të tjera thonë se shkak i kësaj ndarje mund të jetë edhe fakti se kampioni i Formula 1 refuzon vazhdimisht të martohet dhe krijojë familje me këngëtaren. lajmi.net