Nicole, për festa larg familjes

Nicole Scherzinger e ka kaluar ‘Ditën e Falënderimeve’ me familjen e saj, por vetëm në mënyrë virtuale, sepse angazhimet e shumta nuk e lanë që të bëhej bashkë me njerëzit më të dashur të saj. 34 vjeçarja qëndroi në muajt e fundit në Britaninë e Madhe, pasi ishte anëtare e jurisë në spektaklin garues ‘X…

ShowBiz

29/12/2013 18:30

Nicole Scherzinger e ka kaluar ‘Ditën e Falënderimeve’ me familjen e saj, por vetëm në mënyrë virtuale, sepse angazhimet e shumta nuk e lanë që të bëhej bashkë me njerëzit më të dashur të saj. 34 vjeçarja qëndroi në muajt e fundit në Britaninë e Madhe, pasi ishte anëtare e jurisë në spektaklin garues ‘X Factor’.

Këngëtarja me prejardhje nga ishujt Hawaii, shpesh e vuan nostalgjinë për distancën që e ndan atë me vendin e lindjes. “Nuk është e njëjta gjë. Më mungon shtëpia dhe familja ime”, ka thënë këngëtarja për magazinën angleze ‘OK!’.

“Isha duke i shikuar fotografitë e miqve të mi në Instagram dhe të gjithë ishin të lumtur me familjet e tyre. Dita e Falënderimeve në Amerikë është e rëndësishme sikur Krishtlindjet dhe familja ime më mungon shumë. Por, më duhet t’i kalojë pushimet me miqtë e mi dhe me ata që më rrethojnë këtu”, ka vazhduar ajo.

Tash që ‘X Factor’ ka marrë fund, Scherzinger ka më shumë kohë t’ua kushtojë projekteve për të ardhmen dhe ta vazhdojë karrierën e saj muzikore. “Nuk do të kem shumë kohë, sepse e kam një album që do të dalë në treg, kështu që do ta përfundoj atë”, përfundoi ajo.