Nicole Kidman, pronare e shtëpisë së Michael Jackson

Aktorja e njohur Nicole Kidman, ka marrë si dhuratë nga bashkëshorti i saj Keith Urban një shtëpi prej 52 milion dollarësh në New York.

ShowBiz

05/12/2017 14:19

Këngëtari i muzikës Country, 50 vjeç, ka shpenzuar këtë shumë marramendëse për të marrë shtëpinë me 7 dhoma gjumi e cila ka qenë në pronësi të Michael Jackson.Burimet shprehen se:“Nicole do të punojë në Broadway për të bërë një program televiziv, dhe New Yorku është një vend më i mirë për të plotësuar dëshirat që ajo ka, se sa Nashville. Dhe kjo është edhe arsyeja e dhuratës që ajo ka marrë nga bashkëshorti.”/lapsi