Nico Rosberg shpallet për herë të parë kampion në Formula 1

Nico Rosberg është kampioni më i ri në Formula 1.

Sport

27/11/2016 15:58

Ngasësit gjerman i ka mjaftuar vendi i dytë në garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit, për t’u kurorëzuar me titullin e parë të kampionit në garën më atraktive të shpejtësisë, Formula 1.

Lewis Hamilton edhe pse e fitoi garën në Abu Dhabi, i duhet të kënaqet me vendin e dytë këtë sezon, të cilin nuk e nisi në mënyrën më të mirë.

Rosberg sezonin e mbyll me 385 pikë, ndërsa Hamilton me 380.