Ngulitje fantastike nga Bryant (Video)

Ylli i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant bëri një ngulitje fantastike në derbin e qytetit kundër Los Angeles Clippers në NBA.

Sport

01/11/2014 12:18

Kobe Bryant e ktheu kohën prapa dhe bëri një ngulitje fantastike si në ditët më të mira të tij.

Ylli i Los Angeles Lakers realizoi në mënyrë fantastike duke depërtuar nga krahu para se të ngulit topin me kthim.

Mirëpo, as ky aksion atraktiv e as 21 pikët e tij në total nuk i mjaftuan skuadrës së Los Angeles Lakers që në fund humbi derbin e qytetit kundër Los Angeles Clippers me rezultatr 111:118.