Ngujohet në ashensorë për dy ditë, ja çfarë kanë regjistruar kamerat e sigurisë (Video)

Ky është një tregim trishtues i menaxherit Nicholas White, i cili para disa viteve kishte mbetur i ngujuar në ashensor për më shumë se 40 orë, shkruan New Yorker.

Fun

02/09/2015 10:01

Gjatë një të premteje të vitit 1999, ai kishte punuar deri në orët e vona të mbrëmjes. Dhe në momentin që White ishte larguar nga zyra në katin e 43-të, me qëllim që të zbres poshtë për të pirë një cigare, del të jetë se ajo ishte pauza më e gjatë dhe më e trishtueshme për të, transmeton lajmi.net.

Kur 34-vjeçari vendosi të kthehet në zyrë ashensori ishte ndalur në mes kateve, dhe ai menjëherë kishte shtypur butonin e alarmit për ndihmë. Por fatkeqësisht askush nuk kishte shkuar ta shpëtojë edhe pse kishte cingëruar pa ndërprerë.

Në momentin kur kishte mbetur i ngujuar në ashensorë ora shënonte 11 i mbrëmjes, dhe nuk ishte i vetëdijshëm që atë po e pret një vikend i gjatë, pasi e tërë ndërtesa ishte pothuajse bosh. Dhe si rezultat i kësaj, ai qëndroi i mbyllur në ashensorë për dy ditë.

Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, kamerat e sigurisë kishin regjistruar gjithë ngjarjen, e cila sigurisht se do ti shkaktonte sulm paniku edhe personave që nuk janë klaustrofobik. (lajmi.net)

YouTube player