Ngritët padi prej 1 miliard eurosh kundër Ramosit për lëndimin e Salah – Lajmi.net
Ngritët padi prej 1 miliard eurosh kundër Ramosit për lëndimin e Salah
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KampionëveSport 16:29, 28 May 2018
Saga e yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah, ka marrë një kthesë të çuditshme pas lëndimit që ky i fundit pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Një ndërhyrje e Ramos i kushtoi me humbje të pjesës më të madhe të finales Salah, që u detyrua të zëvendësohet pas 30 minuta lojë.

Një avokat në Egjipt, pretendon se ndërhyrja e Ramos në Salah ka qenë e qëllimshme, duke ngritur padi prej 1 miliard eurosh kundër spanjollit.

Gjatë një paraqitje në kanalin televiziv ‘Sada El-Balad’, Wahba ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në FIFA kundër Ramosit, i cili me qëllim i ka shkaktuar “dëm fizik dhe psikologjik” një kombi dhe futbollistit më të mirëm të tij.

“Ramos lëndoi me dashje Salahun dhe duhet të dënohet për veprimin e tij. Unë kam ngritur padi dhe një ankesë në FIFA”, ka deklaruar avokati egjiptian.

“Do të kërkojë kompensim i cili mund të kalojë shumë 1 miliardë euro për dëmin fizik dhe psikologjik që Ramos i ka shkaktuar Salahut dhe popullit egjiptian”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO