Ngritet padi ndaj Sabri Fejzullahut (Video)

Pronari i “Albis Party”, Naser Nika, ka ngritë padi ndaj këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahut në gjykatën e emigracionit në SHBA.

ShowBiz

25/12/2015 11:44

Arsyeja e kësaj padie, sipas Nikajt, është se këngëtari kosovar nuk e përfilli një marrëveshje të arritur mes “Albis Party” dhe Fejzullahut për natën e Vitit të Ri 2016.

Sabriu, siç thuhet, ka refuzuar të marrë pjesë në këtë mbremje me arsyen se në të njejtin vend do këndojë një këngëtar me të cilin ai nuk ka raporte të mira.

Por, Nikaj dyshon se këngëtari prishi marrëveshjen pasi iu ofrua një shumë më e madhe e parave nga një organizator tjetër po nga SHBA-ja.

Magazina.al ka kontaktuar me këngëtarin Sabri Fejzullahu, por ky i fundit nuk ka dashur të flas tash për këtë qështje.

Ai ka thënë se shumë shpejt do ta thotë versionin e vet lidhur me këtë ngjarje si dhe do publikojë mesazhet fyese që sipas tij i ka dërguar Nikaj. Magazina.al do ta sjell rrëfimin e Sabriut kurdo që ai dëshiron ta thotë.
Ndryshe për këtë rast kanë raportuar edhe mediat shqiptare në SHBA.

YouTube player