Ngritët konsumi i energjisë elektrike në Kosovë

Sasia e energjisë elektrike për konsum në TM1 2018 në Kosovë ishte 1 136.7 GwWh energji elektrike.

Lajme

17/05/2018 20:44

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM1 2018.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, transmeton lajmi.net.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 (TM1 2018) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.98 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 657.5 GWh dhe në hidrocentrale ishte rreth 70.0 GWh.

Sipas statistikave, sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, Kosova ka importuar 119.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM 1 2018) Kosova ka eksportuar 106.4 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 136.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 2.8%. /Lajmi.net/