Ngritet aktakuzë ndaj sulmuesit të Torontos

Një ngasës i cili dyshohet të ketë vrarë dhjetë persona dhe lënduar 15 të tjerë, duke goditur me furgon një turmë njerëzish, është paraqitur në gjykatën e qytetit në Toronto.

Bota

24/04/2018 17:21

Ndaj Alek Minassian, 25 vjeçar, është ngritur aktakuzë për dhjete vepra penale për vrasje të shkalles se parë dhe 13 të tjera për tentim vrasje.

Gjate paraqitjes së tij Minassian kishte treguar pak emocione ndërsa ishte e veshur në rroba të burgut dhe kishte kokën e rruar.

Atij i është lexuar aktakuza dhe është urdhëruar që të mos ketë kontakt me viktimat që kanë mbijetuar.

Ai pritet të kthehet në gjykatë më dhjetë maj.

Toronto van attack suspect Alek Minassian, 24 April 2018, from his LinkedIn profile