Ngritët aktakuzë ndaj një personi për mashtrim dhe veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.S., për veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 335, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, dhe veprën penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, nga neni 285, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lajme

20/12/2018 11:31

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.S., si pronar i operatorit ekonomik, i kontraktuar nga Komuna e Pejës  për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve të institucioneve arsimore, shëndetësore, administratës komunale dhe objekteve të kulturës, i njëjtit me anë të paraqitjes së fakteve të rreme, përmes  faturës së panënshkruara  nga zyrtarët  përgjegjës komunal, për përfundimin e obligimeve të muajit nëntor  të vitit 2015, të paraparë sipas kontratë, dhe duke mos respektuar standardet dhe rregullat e afarizmit, i pandehuri K.S, me datën 24 dhjetor të vitit 2015, përmes kësaj fature të prezantuar në  Zyrën e Thesarit në Prishtinë, arrin ta ekzekutoj pagesën në shumë prej 33,691 mijë euro.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat  penale të cilat i vihen në barrë. /Lajmi.net/