Ngritet aktakuzë ndaj ish drejtorit te Volkswagen për mashtrim pas skandalit të emetimit në veturat diesel – Lajmi.net
Ngritet aktakuzë ndaj ish drejtorit te Volkswagen për mashtrim pas skandalit të emetimit në veturat diesel
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 15:20, 9 May 2018
Qeveria e SHBA-ve ka ngritur aktakuzë për mashtrim ndaj Martin Winterkorn, ish-drejtorin ekzekutiv të Volkswagenit pas skandalit të mashtrimit të emetimeve në veturat diesel të prodhuar nga kjo kompani.

Aktakuza është ngritur në Detroit të enjtën, ku thuhet se Winterkon është akuzuar më 14 mars me mashtrim dhe konspiracion për të dëmtuar konsumatorët amerikanë të Volkswagenit dhe ku thuhet se ka dëmtuar ligjin për ajër të pastër.

Prokurorët federalë kanë thënë se akuzat vijnë pas skandalit të emetimit në veturat diesel që ishte zbuluar nga Agjencia e Mbrojtjes së Ambientit dhe organizatat tjera në vitin 2015.

Veturat diesel nga Volkswagen dhe Audi, që janë në pronësi të VW, besohet se kanë thyer rregullat për ajër të pastër me softver që i kanë bërë emetimet në ajër të duken më të pastra se sa që ishin në të vërtet.

Volkswagen pranoi se në fund të vitit 2015 ka vënë në përdorim softverin në fjalë në 11 milionë vetura diesel në mbarë botën që do të mund të mashtronin testet e emetimeve.

Në një komunikatë, Volkswagen kishte thënë se “vazhdon që të bashkëpunojë me hetuesit e Departamentit të Drejtësisë për sjelljen e individëve. Nuk do të ishte mirë të komentohet për rastet individuale”.

Aktakuza pohon se Winterkorn ka qenë në dijeni për mashtrimet me emetim në maj të vitit 2014 dhe korrik të vitit 2015 dhe se ai është pajtuar me të tjerë zyrtarë për të vazhduar me praktikat.

Pas skandalit, Winterkorn kërkoi falje dhe mohoi se ka pasur njohuri në fazat e hershme të këtij keqpërdorimi. Ai dha dorëheqje nga Volkswagen në shtator të vitit 2015.

Winterkorn, 70 vjeçar, besohet se aktualisht qëndron në Gjermani. Ai është personi i nëntë i akuzuar nga qeveria amerikane për mashtrim me emetim të gazrave. Dy inxhinierë tjerë në këtë proces janë shpallur fajtorë.

Skandali i ka kushtuar shtrenjtë brendit gjerman të veturave.

Kompania është pajtuar me SHBA-të për një marrëveshje prej 14.7 milionë dollarësh që do të paguante VW, e ku i kërkohej Volkswagenit që të ri-blejë veturat me softverin mashtrues që i ka shitur më parë, ose t’u japë të holla “cash” pronarëve të cilët kanë vendosur të mbajnë veturat dhe t’i rregullojnë ato.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3