Ngritën flamurin shqiptar në Greqi, policia arreston dy aktivistët

Policia e Greqisë ka arrestuar dy aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.

Lajme

28/11/2018 15:52

Ditën e djeshme dy aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, në kuadër të 106-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, ngrenë flamurin shqiptar në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën.

Ky akt simbolik është cilësuar si provokim, bazuar në raportimet e mediave helene, transmeton shekulli.

“Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?! Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë, e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë,” shkruan media greke “Tilestwra”.