Ngrihet aktakuzë ndaj V.S, drejtor i AKI-së

Ndaj drejtorit të një departamenti në AKI, me inicialet V.S., mësohet se është ngritur aktakuzë për shfrytëzim të detyrës zyrtare për qëllime personale.

Lajme

13/08/2014 22:00

Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër një drejtori të Departamentit në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë.

Në aktakuzë, siç mëson KTV-ja, shkruan se “V.S. ka shfrytëzuar pozitën zyrtare për qëllime personale të drejtorit të AKI-së Bashkim Smakaj”.