Ngrihet aktakuza ndaj drejtorit të Arsimit në Rahovec

Keqpërdorimet e drejtorit të Arsimit në Rahovec, Behar Rama tanimë nuk janë vetëm pretendime, siç thoshte ai, të profesorëve të pakënaqur, por janë edhe vlerësime të prokurorisë në Gjakovë.

Lajme

11/12/2014 18:00

Prokuroria Themelore në Gjakovë, pasi ka hetuar rastin dhe pasi ka intervistuar të dyja palët, ka vendosur të ngre aktakuzë kundër drejtorit të DKA-së në Rahovec, Behar Rama, shkruan Rahovecpress.

Sipas prokurorisë, Rama ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neni 422, paragrafi 1, si dhe veprën penale konflikt i interesit, neni 424, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë, prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të shpallw fajtor Behar Ramën për veprat penale dhe ta dënojë atë sipas ligjit, ndërkaq në të njëjtën kohë të obligohet që të bëjë kompensimin e shpenzimeve gjyqësore.