Ngrënia e peshkut rrit nivelin e kolesterolit të mirë

Duke rritur përdorimin e peshkut në minimum tre apo katër herë në javë, atëherë njëkohësisht ju do të rritni edhe nivelin e kolesterolit të mirë, i cili parandalon sëmundjet e zemrës. Njerëzit të cilët kanë rritur konsumimin e peshkut kanë më shumë Lipoproteinë me densitet të lartë (HDL) në gjakun e tyre sesa ata të…

Lifestyle

13/03/2014 15:00

Duke rritur përdorimin e peshkut në minimum tre apo katër herë në javë, atëherë njëkohësisht ju do të rritni edhe nivelin e kolesterolit të mirë, i cili parandalon sëmundjet e zemrës.

Njerëzit të cilët kanë rritur konsumimin e peshkut kanë më shumë Lipoproteinë me densitet të lartë (HDL) në gjakun e tyre sesa ata të cilët nuk e konsumojnë shumë peshkun – konfirmon një studim i ri i bërë në Universitetin e Finlandës Lindore.

Konsumimi i peshkut nuk duhet lënë mënjanë, pasi ai ndikon gjithashtu në masën dhe përqendrimin e lipidit të lipoproteinës e cila i transporton lipidet në gjak.