Ngordh qeni më i vjetër në botë

Maggie, një qenushe nga Australia, që mund të jetë qeni më i vjetër në botë, ka ngordhur. Këtë e ka konfirmuar pronari i tij, Brian McLaren nga Victoria.

Fun

19/04/2016 04:00

“Ajo ishte 30-vjeçare, ishte mirë me shëndet dhe akoma ecte dhe bënte lëvizjet e ndryshme ditore dhe luante me macet”, ka thënë ai për “The Weekly Times”, duke shtuar se qeni kishte filluar  të përkeqësohej dy ditë më parë.

Maggie ishte mbi 200-vjeçare duke e balancuar moshën e saj 30-vjeçare me vitet e njeriut.

“The Independent” shkruan se, Maggie nuk u cilësua si “qeni më i vjetër në botë” pasi McLaren kishte humbur dokumentet origjinale të qenit të tij, që do të thotë se mosha nuk mund të verifikohej.