‘Ngoni qika’, së shpejti kënga më e re e Arbër Gjotës (VIDEO)

Këngëtari Arbër Gjota duket se ka përfunduar këngën e re të titulluar ‘Ngoni qika’, këngë kjo e cila do të vijë e plotësuar edhe me videoklip

ShowBiz

11/03/2015 17:00

Arbër Gjota po vjen me këngë të re. Këngë kjo e cila duke u bazuar në një video që ka publikuar këngëtari, shihet se i drejtohet qikave.

Ndërkaq kënga është realizuar nga Ernest Zeka, i njohur si DJ Esto, në bashkëpunim me grupin e NRG Band, Besnik Qaka, derisa vargjet janë shkruar nga vetë Arbër Gjota në bashkëpunim me Ernest Zeka.

Videoklipi është realizuar NRG Entertainment, me një përkushtim të madh nga Arben Qaka dhe Meti Qaka. Lajmi.net

YouTube player