Ngjyroset Remi

Simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ngjyrosur mbrëmë billbordin e kandidatit për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, të vendosur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. 

Lajme

06/06/2014 10:08

Ngjarja ka ndodhur pas emisionit të “Jeta në Kosovë”, kur disa nga simpatizantët e partisë së Isa Mustafës janë shkëputur nga turma dhe kanë ngjyrosur foton e ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet parlamentare të së dielës, ndërkohë që diplomatë perëndimorë në krye me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u kanë bërë thirrje liderëve politikë që të zhvillojnë fushatë të qetë dhe zgjedhje të lira dhe demokratike.

Deri tani organizata të ndryshme joqeveritare e kanë vlerësuar fushatën elektorale të qetë dhe të fokusuar në shpalosjen e ideve dhe programeve të partive politike.