Ngjyrën e syve mund të ndryshoni me këto ushqime

Disa njerëz besojnë se është mundur të hapësh ngjyrën e syve me ndihmën e disa produkteve si mjaltit, spinaqit, xhenxhefilit, çajit të kamomilit, lajthisë, peshkut e të tjera.

Lifestyle

03/05/2018 09:11

Madje, sipas tyre ndryshimi mund të arrihet brenda dy javësh, transmeton lajmi.net.

Si ta ndryshoni ngjyrën e syve me mjaltë?

Njëra ndër mënyrat natyrale që ta hapni ngjyrën e syve është të përdorni mjaltë.

Por para se ta përdorni duhet të dini se si, në mënyrë që të mos i dëmtoni sytë.

Vlen të cekët që mjalti po ashtu mund të ndihmojë që të kuroni thatësinë, zbehjen, lodhjen dhe errësimin e syve dhe ua rikthen ndriçimin e syve. Por edhe mund t’ua ndryshoj ngjyrën e syve.

Duhet ta keni parasysh që duhet të përdorni mjaltë të pastër.

Nëse nuk jeni të sigurt se a mund ta përdorni këtë metodë atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.

Por, nëse doni ta provoni atëherë sigurohuni që po e përdorni  në proporcionin e duhur.

Mjalti duhet të përzihet me ujë në proporcion 1 me 5. Tri pika të përzierjes i vendosni në mëngjes dhe para se të flini për 14 ditë.

Arsyeja pse duhet ta përzini me ujë është që ta parandaloni ndonjë irritim të syve. Gjithashtu edhe uji duhet të jetë ujë shishe. Përzierjen duhet ta ruani në ndonjë vend të errët dhe të thatë.

Po ashtu, konsumimi  mjaltit e edhe i produkteve të përmendura më lartë ndikon në ndryshimin e ngjyrës duke ua hapur atë.

Ndonëse nuk është e vërtetuar shkencërisht, njerëzit që kanë vërejtur ndryshimin pas përdorimit të këtyre ushqimeve./Lajmi.net/