Ngjyrat që shfaqin disponimin tuaj – Ngjyra e kuqe ju jep vetëbesim

Perceptimi i ngjyrave të ndryshme përcaktohet nga zakonet, traditat kulturore dhe nga vetë natyra.

Fun

06/04/2016 12:05

Për shembull ngjyra e kuqe është e njohur për të rritur normën e pulseve tona, për këtë arsye, kur është fjala për zgjedhjen e veshjet tuaja, zgjidhni ngjyrat e drejta të cilat mund të përmirësojnë disponimin tuaj dhe të ju bëjë më tërheqëse, transmeton lajmi.net.

Ngjyra e kuqe

Kjo ngjyrë nuk është aq e ndezur sa mund të duket. Ngjyra e veshjeve të kuqe  tregon guximshmëri.

Gjithashtu mund të rrisë vetëbesimin  dhe ju bënë të dëshironi të qëndroni në turmë. Në pjesën më të madhe të botës, ngjyra e kuqe posedon pasion, rrezikshmëri  dhe seksualitet.

Ngjyra e verdhë

Kjo ngjyrë ju bënë të keni afirmimet me të tjerët. Nëse nuk keni siguri të vishni vetëm ngjyrën e verdhë atëherë ajo mund të thyhet me ngjyrë të kuqe dhe do të ju bëjë të dukeni më tërheqës.

Ngjyra kaltër

Ngjyra kaltër ndikon në fiziologjinë tuaj duke ulur presionin e gjakut. Nëse vendosni të dilni pas orarit të punës dhe pas një dite të lodhshme, opsioni për të veshur ngjyrë të kaltër është i pagabueshëm.

Ngjyra gjelbër

Kjo ngjyrë mund të jetë qetësuese dhe gjallëruese njëkohësisht. Llojet e ngjyrës së gjelbër bëjnë që të përshtatet me çdo lloj të lëkurës.

Ngjyra vjollcë

Kjo ngjyrë krijon një përshtypje që jeni me përvojë dhe vetëbesim. Për shembull nëse keni ndonjë intervistë pune, rekomandohet të vishni ngjyrë vjollcë kjo rritë besimin tek shefi dhe ju bënë më të fortë.

Gjithashtu kjo ngjyrë vë në pah pjekurinë tuaj, por gjithashtu ju bënë të dukeni më e pjekur.

Ngjyra e zezë

Kjo është ngjyra e cila përshtatet me të gjitha.

Kur bëhet fjalë për ngjyrën e zezë, do të thotë që po flasim për ngjyrën më të famshme. Edhe pse është më e errëta ajo përsëri tregon elegancë. Për tu siguruar që kur të vishni zi të dukeni joshës, rekomandojmë që ta theni atë me një detaj të ndritshëm, çantë, stoli apo diçka tjetër.

Ngjyra portokalli

Kjo ngjyrë është menduar të jetë ideale për nxitjen e aktiviteteve dhe zgjimin e kreativitetit. Nuk është e pëlqyeshme që kjo ngjyrë të kombinohet shumë me ngjyra tjera të ndezura. Provoni ta kombinoni me ngjyra të ftohta dhe neutrale./lajmi.net