Ngjyrat për banesë

Nëse planifikoni vetë radhitjen e ngjyrave dhe gjësendeve, gjithsesi në banesën tuaj së pari përpiquni të liroheni nga paragjykimet.

Lifestyle

04/12/2017 11:30

 

Nëse nuk e preferoni ngjyrën e verdhë, për shembull, mund ta imagjinoni lulediellin, mimozën, bananen, shafranin e verdhë.

Nëse jeni adhurues të ngjyrave të përmendura, e keni një banesë të vogël, jua ofrojmë një këshillë sesi ta ngjyrosni banesën e vogël dhe që ajo të duket e bukur.

Ngjyra e bardhë le të jetë bazë për muret, mobiliet më të mëdha, tavanin dhe sipas mundësisë edhe për dyshemenë. Në banesa të ndritshme dhe të bardha përshtaten pothuajse te gjitha ngjyrat, vetëm duhet që të radhiten me shije dhe pa e tepruar.

Kur në hapësirën e bardhë paraqiten detajet e gjelbra dhe të verdha hapësira bëhet e “valëzuar”.

Ngjyra e kaltër e ndryshon karakterin e hapësirës së bardhë në skema të ndryshimeve piktoreske, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz mendojnë se ngjyra e kaltër është meritore për kombinimin dhe se mund të përshtatet pothuajse kudo. Por, kjo nuk është e saktë, me nuancat e kaltra duhet vepruar me kujdes dhe në mënyrë të matur.

Siç thamë, e verdha është ngjyrë e këndshme, edhe pse shumë njerëz nuk e preferojnë. Detajet e errëta, si për shembull muri, theksojnë ngrohtësinë, e nuancave të verdha.

Për nuancat e të kuqes, vjollcës dhe rozës mendohet se nuk përshtaten së bashku. Por, të kombinuara në mënyrë të duhur, mund të theksojnë, për shembull, ngrohtësinë e ngjyrës së kuqe, ose në anën tjetër ftohtësinë e sipërfaqeve të bardha ose roze.

Nuancat e buta të ngjyrës së portokalltë në hapësirë të vogël përshtaten me ngjyrën e bardhë dhe ngjyrën bezhë dhe në atë mënyrë sjellin qetësi në enterier. /Telegrafi/