lajmi.net

Ngjyrat e muraleve të Ferizajt

Festivali i Muraleve po përmbyllet sot në Ferizaj. këtu janë disa fotografi nga disa punime të artistëve që kanë dhënë një pamje krejtësisht tjetër qytetit të Ferizajt duke e shndërruar në qytetin e muraleve.

ShowBiz

16/05/2018 19:42

Fotografitë janë realizuar nga Goga Bardha.

Ndryshe festivali I muraleve që mbahet në Ferizaj, është një projekt i artit i filluar nga artistë lokal dhe anëtarë të komunitetit të cilët besojnë fuqishëm se krijimi i një dëshmie të ndjeshme dhe të qëndrueshme vizuale në muret e qytetit është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit kulturor të shoqërisë së ndryshme që jeton dhe punon në Kosovë.

Nga 10 deri më 16 maj, #muralFestKosovo #antiCorruption do të transformojë rrugët e Ferizajt, në një muze të kuruar, të hapur, që tregon murale në shkallë të gjerë nga artistë të mirënjohur ndërkombëtar dhe vendas.

LM