Ngjyra më e pëlqyer e Audi R8 2016 në Gjenevë

Vetura e re 2016 Audi R8 është një nga këto veturat të cilat duhet patjetër t’i shihni nga afër në mënyrë që të keni një vlerësim të drejtë për të.

Auto & Tek

13/03/2015 12:41

Fotografitë mund të mos e tregojnë tërë atë bukurinë e veturës, siç e tregon syri nga afër. E fuqizuar nga dy versionet më të reja të motorëve të Audi – motori 5.2 litërsh V10, që prodhon 540 kuaj-fuqi dhe 400 çifte rrotulluese dhe motori V10 plus i cili prodhon 610 kuaj-fuqi dhe 412 çifte rrotulluese, për nga performanca vetura mbetet madhështore.

Shpejtësia maksimale e veturës arrin në 330kmh. Që të dy motorët janë të ndarë mes një boshti të vetëm të shpejtësive: modeli S tronik i Audi prej shtatë shpejtësive, transmeton Lajmi.net.

Pamja e brendshme është gjithashtu mahnitëse, por ajo që gjithmonë bie në sy në fillim është pamja e jashtme. Të gjithë mund të kemi ngjyra të ndryshme të cilat i favorizojmë, por modeli me dizajnin gri i kësaj veture u pëlqye më së shumti në ngjarjen e mbajtur në Gjenevë, pas modelit me ngjyrë blu.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e veturës në dizajn gri:

468708 468710468708 468711468712