Ngjashmëri e madhe në skenat e klipit të Majk dhe Yllit me këtë projekt të huaj

Në estradën tonë dje është publikuar një projekt i ri muzikor.

ShowBiz

18/09/2018 10:44

Bëhet fjalë për projektin “Krejt ti fala”, duet ky mes reperit Majk dhe Ylli Limanit, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge, dyshja ia kanë shoqëruar edhe videoklipin dhe po pëlqehet shumë nga publiku që në orët e para.

Por, skenat e klipit të dyshes dalin të jenë të ngjashme me ato të artistëve të huaj turq, Harun Kolcak dhe Gokhan Turkmen.

Projekti i këngëtarëve turq me titull “Yanimda Kal” në YouTube llogarit 94 milionë klikime. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player