Ngjashmëri e çuditshme: Sozia e Era Istrefit është një këngëtare e famshme (Foto)

Thonë, që diku në botë të gjithë e kemi të paktën një sozi, ndoshta edhe dy... Por Era Istrefi e ka më afër nga ç’mund të mendohej, madje ashtu si ajo, edhe sozia e Erës është një këngëtare e famshme.

ShowBiz

29/03/2017 08:17

Po flasim për Eleni Foureiran, këngëtaren e famshme që konsiderohet si Beyonce-ja greke.

Megjithatë, në të vërtetë Eleni është një vajzë shqiptare me origjinë nga Berati, e cila njihet edhe si vajza që mohoi origjinën shqiptare.

Sidoqoftë, ajo që është e rëndësishme është fakti se dy këngëtaret duken si dy pika uji, përveç faktit se njëra është bjonde, e tjetra brune.