Ngjarjet më të bukura ndodhin deri në moshën 25 vjeçare

Jeni më i vjetër se 25? Ju tashmë i keni krijuar kujtimet më të bukura të jetës! Gjatë kohës kur njerëzit janë 25 vjeç, ata tashmë i kanë krijuar kujtimet më të bukura të jetës së tyre, thonë studimet e fundit nga revista “Memory”. Shumë ngjarje në jetë, si martesa dhe lindja e fëmijëve, u…

Lifestyle

03/03/2014 19:55

Jeni më i vjetër se 25? Ju tashmë i keni krijuar kujtimet më të bukura të jetës! Gjatë kohës kur njerëzit janë 25 vjeç, ata tashmë i kanë krijuar kujtimet më të bukura të jetës së tyre, thonë studimet e fundit nga revista “Memory”.

Shumë ngjarje në jetë, si martesa dhe lindja e fëmijëve, u kishin ndodhur njerëzve në moshën më të re.

“Kur njerëzit shikojnë prapa jetës së tyre dhe i kujtojnë kujtimet më të rëndësishme, ata më së shumti i kujtojnë zhvendosjet, shkollën e mesme, punën e parë, martesën, eksperiencën ushtarake dhe lindjen e fëmijëve”, tha Kristina Steiner, një studente e mjeksisë.

Në studimin e parë, zbuluesit biseduan me njerëz të ndryshëm të komuniteteve, prej moshës 59 deri 92 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit kishin për detyrë të tregonin përjetimet e tyre në jetën e mëhershme, për 30 minuta.

Një javë më pas, pjesëmarrësit i ndanë tregimet në disa pjesë.

Studiuesit gjetën se kur ata i treguan tregimet e tyre, ngjarjet më të rëndësishme apo më të bukura kishin ndodhur gjatë moshës 17 deri 25.

Disa kujtime të tjera ndoshta jo të bukura apo ngjarje të papritura që kishin ndodhur gjatë moshës 15 deri 30 vjeç, gjithashtu kishin mbetur në memorie.

Shumë studime kanë gjetur vazhdimisht se kur të rriturve u kërkohet të mendojnë për jetën e tyre dhe t’i tregojnë kujtimet, ngjarjet që ndodhin në mes moshës 15 deri 30 janë të mbi-përfaqësuara.

“Dua të di se pse ndodh kjo”, tha Shtajner.

Pse nuk tregojnë shumë kujtime të moshës 30 deri në 70 vjeç? Çfarë është ajo që i bën ngjarjet e moshës 15 deri 30 vjeç të kujtohen dhe të mbesin në memorie?

Tregimet tona jetësore janë identiteti ynë.

Duke shikuar tregimet jetësore, studiuesit mund të parashikojnë nivelet e mirëqenies dhe përshtatjes psikologjike te të rriturit.

“Terapistët klinik mund të përdorin terapi narrative të përjetshme për të ndihmuar njerëzit të punojnë me çështjet dhe problemet e tyre në jetë”, tha Shtajner.